Flet presidenti i UEFA, Ceferin: Champions me tifozë? Do të bëjmë vlerësimet në fillim të korrikut

Nëpërmjet një konference për shtyp pas mbledhjes së Komitetit ekzekutiv që përcaktoi kalendarin e Champions dhe Europa league, foli presidenti I UEFA, Aleksander Ceferin me këtë të fundit që nuk e përjashtoi mundësinë e kthimit të tifozëve në stadium

‘Nëse flas për momentin aktual, nuk mendoj se do të ishte e mundur  zhvillimi I Final Eight me publik-tha Ceferin-por gjërat ndryshojnë shpejt, nuk kemi vendosur ende nëse do të ketë apo jo tifozë, do të vlerësojmë situatën në fillim të korrikut dhe do të shohim. Do të ishte një gabim nga ana jonë që të flasim para kohe në bazë të situatës në këtë moment’

Ceferin nuk e fshehu kënaqësinë e tij për rifillimin e kompeticionveve futbollistike në Evropë.

‘Jam shumë i lumtur që ia dolëm mbanë të rinisim thuajse të gjithë kompeticionet tona-tha Ceferin-futbolli po shkon drejt rikthimit drejt një jete më normale në Evropë dhe dua të falenderoj në mënyrë të vecantë të gjithë punonjësit e shëndetësisë që morën përsipër risqet dhe kanë bërë sakrifica për të na dhënë mundësinë që të luajmë sërish’.

Presidenti I UEFA nuk i kurseu elozhet në drejtim të futbollistëve që kohët e fundit janë përfshirë në lëvizje kundër fenomeneve negative të shoqërisë sic është racizmi.

‘Jam krenar që futbollistet po udhëheqin disa debate të rendësishme-vijoi Ceferin-e dimë që pushteti I futbollit dhe atij që e drejton atë është i fortë, duhet ta përdorim për të dhënë mesazhe pozitive. Ndoshta fushatat që kemi bërë deri tani nuk janë të mjaftueshme, duhet të rrisim nivelin. Jam krenar që disa futbollistë janë përfshirë në fushata për tema të debatuara  si Sterling, Marcelo e Jerome Boateng e të tjerë që kanë marrë pozicionin e tyre në favor të Black Lives Matter.Dhe dje pamë Rashford që ndryshoi politikën e qeverisë për të frenuar vuajtjet e fëmijëve për t’u ushqyer’.

Sfidanti.al