Guardiola ka frikë një ditë para ndeshjes në Premier ndaj Arsenalit!

Trajneri i Mançester Sitit nuk është i kënaqur me gjendjen fizike të skuadrës së tij, dhe i druhet dëmtimeve të mundshme. Edhe pse futbolli në Gjermani, Spanjë e Itali nuk ka rezultuar kaq dramatik në rifillimin e tij, sërish katalanasi mendon se në Angli është ndryshe. “Ne jemi gati që të luajmë një ndeshje, pra këtë që kemi ndaj Arsenalit, – tha ai, – pas 3 apo 4 ditësh, ne nuk jemi gati për ndeshjen e radhës, dhe kjo nuk vlen vetëm për Sitin, por për të gjitha skuadrat. Për këtë arsye, ne duhet të bëjmë rotacion”.

Siti duhet të luajë 10 ndeshje deri në 26 korrik kur është llogaritur përfundimi i sezonit, por përveç kësaj skuadra e Guardiolës do të luajë edhe në Kupën e Anglisë, pasi do të udhëtojë në 28 qershor në fushën e Njukasëllit për çerekfinalen. Gjithsesi, problemi më i madh për “qytetarët” është gjyqi me UEFA-n në KAS-in e Lozanës, sepse rrezikojnë të mbeten të përjashtuar për 2 vjet nga Championsi.

Sfidanti.al