Italia “e mërzitshme”, fitojnë gjithmonë të njëjtat skuadra!

Në 10 vitet e fundit, polarizimi në futbollin italian është rritur edhe më shumë se më parë. Jo se ka pasur ndonjë iluzion për “demokraci” në këtë sport në Apenine, por gjithçka është bërë më keq. Juventusi dhe Interi kanë fituar 18 nga 30 trofetë e këtij 10-vjeçari, me juventinët që kanë 10 suksese dhe interistët 8. Kurrë më parë, “koncentrimi” nuk ishte në këto nivele. Nuk ishte as koncentrimi tjetër që numri i skuadrave që kanë mundur të fitojnë qoftë edhe një trofe, ka zbritur në 6. Pas Juves e Interit vijnë Milani, Napoli, Lacio e Roma që kanë fituar nga 3 trofe secili (saktësisht nga një titull e nga dy kupa të Italisë për kokë).Në dy dhjetëvjeçarët e mëparshëm, numri i ekipeve që ia kishte dalë ishte 8.