“Mbreti i kartonave” Gjasula: Arbitrat më bien shpesh në qafë!

E përditshmja “Vestfalen-Blat” e quan “një rekord të palavdishëm” atë që ka vendosur shqiptari. Nuk mund të mburret njeriu se ka marrë 16 kartona të verdhë në një sezon të Bundesligës, baraz me ish-rekordmenin Tomash Hajto, dhe një më shumë sesa legjenda gjermane, Stefan Efenberg. Kjo ndodhi në barazimin 1-1 të Paderbornit ndaj Lajpcigut, ndërsa vetë “i zoti i punës”, nuk ndihet shumë mirë me “kostumin e ri”.

“E tillë është situata, – thotë Gjasula, në intervistën për gazetën gjermane, – ishte një vendim 50 me 50, unë godita topin, godita edhe këmbën e kundërshtarit. Gjyqtari dha të verdhë, por edhe mund të mos e jepte. Kështu ndodhi edhe në Augsburg”. Në fund të fundit, mesfushori 30-vjeçar dëshiron të mos paragjykohet, pasi Efenbergu është adhuruar në Gjermani pavarësisht kartonave. Trajneri i tij, Stefen Baumgart, e kundërshton sportistin e tij. “Shumica e të verdhave ishin të merituara, – thotë ai, – gjithsesi, mendoj se Klausi ka diçka kundër vetes së tij, ka helmetën, e cila ndoshta ndikon psikologjikisht tek arbitrat”.

Sfidanti.al