Barcelona lehtësohet, Messi i disponueshëm për rifillimin e kampionatit

Te Barcelona të gjithë marrin frymë lirisht në lidhje me gjendjen fizike të Lionel Messit. Pas një dite pushimi, skuadra katalanase është kthyer të stërvitet në fushë dhe në të mori pjesë edhe sulmuesi argjentinas i cili pati një dëmtim të lejtë në kuadricipitin e djathtë dhe zhvilloi një séance stërvitore të vecuar nga skuadra së bashku me Ansu Fati për të mos e mbingarkuar në mënyrë të tepruar muskulaturën  dhe për të evituar rreziqet e kota. Sipas një komunikate të vetë klubit të Barcelonës, Messi shumë shpejt do të kthehet me grupin në prag të rifillimit të kampionatit.

Të  gjithë futbollistet e disponueshëm u stërvitën në Qendrën Sportive nën vezhgimin e trajnerit Setien dhe stafit të tij. Skuadra blaugrana punoi në aspektin atletik për  rikthimin e futbollistëve në formën më perfekte, por për të rigjetur  ritmin e ndeshjeve dhe për t’u riambientuar me terrenin e lojës, ditën e shtunë trajneri Setien ka programuar një një stërvitje të vecantë në Camp Nou me ndeshje përgatitore me dyer të mbyllura.

Sfidanti.al