Përkujtimi i viktimës së policisë amerikane ka marrë përmasa të mëdha dhe ka mbërritur deri në elitën e futbollit anglez. Pasi protestën me gjurin në tokë e bënë futbollistët e Liverpulit, kryesues i kampionatit, shembullin e tyre e ndoqën skuadrat e Çelsit dhe Njukasëllit. Blutë e Londrës formuan shkronjën H, që do të thotë “humanë”, pra njerëzorë, ndërsa ata të “laraskave” bënë rrethin siç ndodhi me Liverpulin. Jo vetëm kaq, por edhe krerët e Premier Ligës kanë rënë dakord që të mos ketë pengesë për futbollistët që të protestojnë kundër racizmit gjatë ndeshjeve të kampionatit që pritet të nisin shpejt. Edhe në Bundesligë u mor vendimi që të mos ketë gjobë për Xhejdën Sançon, që lëshoi mesazhin në favor të Xhorxh Flojdit, në ndeshjen e Dortmundit në Paderborn.
Sfidanti.al