Nuk është se i kishin shpallur luftë njëri-tjetrit, por gjithsesi “idili” nuk ishte si dikur. Dy prej njerëzve më të fuqishëm tek Realit, presidenti Florentino Perez dhe kapiteni Sergio Ramos, po kalonin një “epokë akullnajash” në marrëdhëniet mes tyre, madje edhe sot e kësaj dite nuk dihet nëse qendërmbrojtësi do të rinovojë apo jo kontratën në “Bernabeu”.
Sidoqoftë, ka lajme të mira lidhur me relatat e dy “gjelave”, të cilët janë afruar në periudhën e virusit. Gazeta “Marka” shkruan se Ramosi ka qenë njeriu kryesor që ka ndikuar tek skuadra për të rënë dakord për uljen e pagesave, për të përballuar krizën. Një rol prej kapiteni, që është vlerësuar nga Perezi. Presidenti, si shkëmbim, i ka kujtuar Ramosit golin e shënuar 6 vjet më parë në finalen e Championsit në Lisbonë ndaj Atletikos së Madridit, gol shënuar në sekondat e fundit dhe që e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Reali triumfoi 4-1 dhe fitoi Championsin e 10-të në histori.
Sfidanti.al