Feston Crvena Zvezda, shpallet kampione ditën e rifillimit të kampionatit

Dita e rifillimit të kampionatit serb është edhe dita e mbylljes së llogarive përsa i përket cështjes së titullit kampion të vendit. Crvena Zvezda e trajnerit Dejan Stankovic është fituesja e madhe teksa siguroi titullin e saj të 31 në historio dhe të tretin radhazi. Gjithcka erdhi pas fitores së thellë në transfertë ndaj skuadrës Rad me rezultatin 5-0, një fitore që rezultoi vendimtare.

Për Dejan Stankovic ky është titulli i parë në karrierën e tij si trajner, ndërkohë që Serbia bëhet vendi i parë në Evropë që shpall në fushën e lojës skuadrën kampione pas rifillimit të aktiviteteve futbollistike të ndërprera për shkak të pandemisë coronavirus.

sfidanti.al