Botërori i Formula 1 do të nisë në austri në 5 dhe 12 korrik. Qeveria austriake ka dhënë miratimin e saj për zhvillimin e 2 garave të njëpasnjëshme në pistën e Spielberg. Plani sanitar që iu dërgua Ministrisë së Shëndetësisë garanton kriteret e sigurisë dhe në fillim të javës do të bëhet ndryshimi i kalendarit për garat evropiane
Që në fillim të javës, Ministri austriak i Shëndetit Rudi Anschober kishte deklaruar se procesi i vlerësimit të planit të propozuar kishte përfunduar dhe se miratimi i zhvillimit të eventit të dyfishtë pritej që jepej në javën e parë të qershorit, praktikisht në të njëjtin moment kur Liberty Media do të zyrtarizojë kalendarin e 8 garave të para; ato te sezonit evropian në muajt korrik dhe gusht deri te Cmimi i Madh i Italisë në shtator.
Pas lajmit të publikuar në median austriake, erdhi edhe miratimi zyrtar i qeverisë për 2 garat e austrisë në 5 dhe 12 korrik që sigurisht do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
sfidanti.al