Nga coronavirusi, anulohen garat e Britanisë e Australisë në MotoGP

Kalendari i Botërorit të MotoGP 2020 humbet zyrtarisht 2 gara. U anuluan Cmimi i Madh i Britanisë dhe ai I Australisë që ishin parashikuar të zhvilloheshin në 30 gusht dhe 25 tetor. Vështirësitë logjistike dhe operative për organizimin e këtyre garave ishin shumë të mëdha. Për garën e Silverstone peshoi fakti që në atë pistë është parashikuar të mbahet edhe gara e Formula 1, ndërsa gara e Phillip Island u anulua për shkak të dyshimeve që janë ende në lidhje me udhëtimet ndërkombëtare.

‘Dua të falenderoj fansat stoikë britanikë për durimin dhe mbështetjen e tyre-tha Shefi Ekzekutiv i Silverstone, Stuart Pringle-tani mezi prezim që të vijë 2021 kur Silverstone të presë edhe njëherë garën më të shpjre dhe historikë të MotoGP. Do të punojmë fort për ta bërë një event vërtet të jashtëzakonshëm’

Një mesazh i ngjashëm u dha edhe nga Shefi Ekzekutiv i Dornas, Carmelo Ezpeleta: ‘Ndjejmë trishtim teksa bëjmë të ditur anulimin e dy eventeve ikonë-tha Ezpeleta-gara e Sileverstone dhe Phillip Island kanë qenë gjithnjë dy fundjavat më emocionuese të sezonit të MotoGP, të dyja pistat ofrojnë  dy nga garat më të luftuara të kampionatity. Mezi presim që ato të kthehen në 2021 për të tjera beteja të pabesueshme’

Për momentin Botërori i MotoGP nuk ka ende një datë zyrtare për fillimin e tij. Plani është që ai të nisë në 19 korrik në Jerez me Cmimin e madh të Spanjës që do të pasohet nga një tjetër garë në këtë pistë, Cmimi i Madh i Andaluzisë. Për të dyja këto gara është marrë miratimi I autoriteteve lokale, ndërkohë që qeveria spanjolle ende nuk ka dhënë një vendim nëse do ta miratojë këtë apo jo dhe me të cilën po vijojnë bisedimet.

Sfidanti.al