Prostitucion, drogë dhe armë; arrestohet arbitri slloven Vincic

Slavko Vincic, arbitri 40 vjecar slloven që ka drejtuar edhe ndeshje të Ligës së Kampioneve dhe Europa League u arrestua në flagrancë në  një shtëpi në Bijeljina të Bosnje Hercegovinës bashkë me 9 femra dhe 25 meshkuj të tjere për përfshirje të mundshme në një rrjet prostitucioni. Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe kokainë dhe armë dhe lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kroate 24Sata

Arbitri slloven që në këtë sezon arbitroi 3 ndeshje të Champions League(Brugge-Galatasaray, Genk-Liverpool dhe Manchester City-Shakhtar Donetsk) dhe një në Europa League(Bayer Leverkusen-Porto), rezulton se nuk ishte organizatori i veprimtarisë ilegale, poir vetëm një klient i këtij rrjeti prosititucioni që kishte në krye Tijana Maksimovic e cila u ndalua teksa tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin nëpërmjet lumit Drina me një barkë bashkë me 3 vajza të tjera.

Është kjo një histori e shëmtuaer që mund të mbyllë përfundimisht karrierën e arbitrit.

Sfidanti.al