Reali mbetet ‘Mbreti’; Klubi më i vlefshëm në Evropë

Reali i Madridit konfirmohet si klubi më i vlefshëm në kontinentin evropian duke lënë pas Manchester United dhe Barcelonën me këtë të fundit që fiton një pozicion kundrejt Bayernit të Mynihut. Ky është përfundimi i studimit të KPMG Football Benchmark në edicionin e pestë të saj. Studimi është kryer në bazë të vlerës  në merkato të klubeve pasi u analizuane edhe variabla të ndryshëm si rentabiliteti, popullariteti, potenciali sportiv, të drejtat televizive apo pronat deri në 1 janar të 2020 që shpjegon mungesën e impaktit të coronavirusit

Reali i madridit e kryesin klasifikimin  me një vlerë prej 3.478 miliardë Euro, i ndjekur nga Manchester United me 3.342 miliardë Euro, ndërkohë që Barcelona plotëson podiumun me 3.193 miliardë Euro duke zbritur në vendin e katërt Bayernin e Mynihut me 2.878 miliardë Euro

Plotësojnë dhjetëshen e klubeve më të vlefshëm të Evropës, Liverpooli në vendin e pestë i ndjekur nga Manchester City, Chelsea, Tottenham, Paris Saint Germain dhe Arsenali.

Sfidanti.al