Milan, Kujtimet e Shevchenkos: Finalja e Champions kundër Juves, momenti më i bukur

Kanë kaluar 17 vjet nga finalja e Manchesterit mes Milanit dhe Juventusit, për dikë janë shumë, për të tjerë pak, varet nga mënyra si i ke përjetuar dhe nga kush I ka përjetuar. Që nga 28 maji i 2003, në jetën e Andriy Shevchenkos kanë ndodhur shumë gjëra, sic ishte finalja e Stambolliut me Liverpool e humbur në një mënyrë që nuk mund të harrohet. Më pas ndodhi kalimin te Chelsea, kthimi te Milani e më pas sërish te Chelse dhe Dinamo e Kievit përpara tërheqjes përfundimtare dhe nisjes së karrierës brilante si trajner i përfaqësueses ukrainase.

Një jetë që nuk I mjaftoi për të fshirë nga mendja mbrëmjen magjike të Old Trafford që jo më kot quhet ‘Teatri i Ëndrrave’. Mendja e Shevës mbetet atje sido që të shkojnë gjërat dhe këtë ai e tregon në një intervistë për DAZN

‘Kujtimi im më i bukur me Milanin? Mbrëmja e Ligës së Kampioneve kundër Juventusit-tregon Shevchenko-ishte finalja e parë që luaja dhe ndeshja më e rëndësishme e jetës sime. Nuk do t’I harroj ato 12-15 sekonda kur nga mesi i fushës shkova drejt topit për të gjuajtur penalltinë e fundit. Në atë moment, në ato 12 sekonda rimendova të gjithë jetën time. Kur je fëmijë ke një ëndërr që zgjat deri në momentin kur kupton se ajo ëndërr po realizohet pikërisht në atë cast. Në kokë e ke menduar si do të gjuash. Pashë arbitrin, topin dhe Buffon. Dëgjova fërshëllimën e bilbilit dhe gjuajta topin sic e kisha menduar dhe sic kisha dashur’.

Në intervistën e Shevës ka hapësirë edhe për një prapaskenë të vogël për momentin kur u transferua te kuqezinjtë. ‘Ishte një moment special-vijon rrëfimin e tij Shevchenko-ishte Ibrahim Ba që më tha se mund të merrja fanelën me nr.7 nëse e doja. Dy ditë më pas kujtova se një miku im I fëmijërisë më mori në telefon se 7 në gjuhën hebraike përkthehet ‘Sheva’(nuk mund ta besoja). Më tha se do të më sillte fat’.

Sfidanti.al