Senati francez hidhëron Aulas; hedh poshtë amendamentin për rifillimin e Ligue 1

Senati francez hedh poshtë amendamentin që do të mund të loejonte Ligën Franceze që të vendoste të rifillonte kampionatit duke dekretuar një tjetër disfatë për presidentin e Lyonit, Jean Michel Aulas që është në krye të betejës kundër vendimit për mbylljen e parakoheshme të turneve. Amendamenti i firmosur nga 72 senatorë propozonte që t’i lejohej Ligës zgjedhja e mundësisë për të autorizuar rifillimit të kompeticioneve pas opinionit të komitetit shkencor dhe sipas një protokolli sanitar të përshtatshëm

Në debatin e zhvilluar në senat foli edhe Ministrja e Sporteve, Roxana Maracineannu, sigurisht duke dalë kundër amendamentit. ‘Përshtatja e këtij amendamenti, do të ishte burim konfuzioni-tha ndër të tjerat ish kampionia e notit dhe tani në rolin e ministres.

Tani presidentit të Lyonit nuk i mbetet gjë tjetër, vecse t’i drejtohet gjykatës administrative. Në 4 qershor Këshilli i Shtetit do të ekzaminojë apelin e Lyonit kundër vendimit të ndalimit të kampionatit dhe kundër kritereve të përcaktimit të klasifikimit final që e la Lyonin në vendin e 7 dhe jashtë kompeticioneve evropiane që nuk ndodhte prej 20 vitesh.

Sfidanti.al