Tek Juvja ka shumë skema, por parulla mbetet: Jetë të gjatë Ronaldos!

“La Gazeta delo Sporti” nuk ka asnjë dyshim. Trajneri Mauricio Sarri, që në Itali po quhet “Sarri Poter” (në vend të Harri Poterit), po përzien kartat për të përgatitur ekipin sa më mirë për pjesën e mbetur të sezonit. Tenkniku i Juventusit po sheh formën e lojtarëve, dhe po përpiqet të kombinojë Ronaldon, Dibalën e Higuainin, të forcojë mesfushën me shpresën se vjen Artur nga Barcelona, si dhe të kombinojë më mirë mbrojtjen, duke pasur në dispozicion edhe Kielinin. Gjithsesi, përtej skemave dhe kombinimeve, garancia e vetme mbetet që Kristiano Ronaldo të jetë në formë. “Jetë të gjatë CR7-ës, – shkruan “La Gazeta delo Sporti”. Ky është edhe urimi i Sarrit, pasi ai kërkon që ekipi të mbrojë titullin në Serinë A, dhe të përmbysë humbjen 0-1 me Lionin në Champions.

Sfidanti.al