Ka një shok skuadre që e ndihmon, dhe kjo është gjë e madhe. Mbrojtësi i Veronës dhe i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, tregon për “La Gazeta delo Sportin” sesi po e mëson profesionin në repartin difensiv, dhe për këtë i qendron në krah Sandro Pacini. “Më ndihmon për të kuptuar sesi mund t’i mbuloj sa më mirë sulmuesit, – thotë Kumbulla, – ai është një sulmues shumë i mirë dhe kjo më ndihmon shumë”. Dikur, trajneri i Çikago Bullsit, Fil Xhekson, vendoste Majkëll Xhordanin në pesëshen e dytë për të ndihmuar pesëshen e parë që të përmirësohej në mbrojtje. Kumbulla këtë e bën me Pacinin. Duke folur për sulmuesin më të vështirë që ka hasur, ai veçon Paulo Dibalën e Juventusit. Në intervistë, 20-vjeçari thotë se të rinjtë shqiptarë kanë më shumë “uri” për të ecur përpara sesa ata italianë. Diçka që ndodh rëndom në Europë, ku djemtë e emigrantëve po bëhen yjet e futbollit.
Sfidanti.al