Për t’u kthyer në kohët kur Reali i Madridit sillte në Bernabeu të paktën një futbollist të klasit botëror në cdo vit, Florentino Perez ka bërë gati një plan të përpiluar mirë. Sipas të përditshmes spanjolle AS, përforcimi i parë do të jetë ai i Eduardo Camavinges blerja e të cilit synohet të bëhet këtë verë, në 2021 do të jetë radha e Kylian Mbappe, për të arritur më pas në 2022 te Erling Haaland.
Një plan ky që përkon me objektivin për të pasur një superskuadër në momentin e përurimit të Santiago Bernabeut të ri.
Operacioni parashikon një merkato jo shumë piroteknik në verën e emergjencës coronavirus kur pritet largimi I lojtarëve të tillë si Bale, James Rodriguez, Mariano e Ceballos. Më pas do të mendohet për Camavingën që ka një kosto prej rreth 50-60 milionë Euro edhe pse ai është vetëm 18 vjec. Por në dy sezonet pasardhëse Florentino Perez do të kthehet në identitet duke u hedhur në sulm për Mbappe dhe Haaland, dy yjet e sulmit më të kërkuar në botë.
Sfidanti.al