Kampioni i botës nuk e mbajti dot veten dhe i hodhi duart në qafë lojtarëve të tjerë të Bajernit, pasi shënoi golin e dytë në fushën e Unionit të Berlinit. Pas ndeshjes, Tomas Myleri e preku këtë temë. “Kur ishim në fushë, nuk po mendonim aspak se ishim nën vëzhgim më shumë se kushdo tjetër në Gjermani, – tha ai për “Kikerin”, – ne thjesht dolëm për të luajtur futboll. Kur shënon një gol, instinkti i parë është që të vraposh tek shokët për të festuar, por pastaj kujton se ka diçka që të pengon. Në rregull, një kontakt i vogël nuk prish punë, ndonëse duhet të jemi të disiplinuar”.
Myleri thotë se lojtarët u ndjenë sikur ishte java e parë, dhe patën emocione se gjithçka filloi përsëri. Duke folur për ndeshjen ndaj Unionit të Berlinit, ai u shpreh se Bajerni arriti një fitore të vështirë, edhe pse të merituar. “Na e lehtësoi punën atmosfera, pasi nuk kishte spektatorë”, – tha ai. Tifozët e Unionit u zhgënjyen shumë që nuk ishin të pranishëm pasi ishte hera e parë që ekipi i tyre priste Bajernin në Bundesligë.
Sfidanti.al