Premier League bën hapa para për rifillimin e kampionatit; nga dita e martë skuadrat do të kthehen në stërvitje, edhe pse kjo do të bëhet me grupe deri në 5 lojtarë. Ndërkaq këtë të hënë u kryen testet mjekësore rezultatet e të cilëve pritet të dalin për 24 orë dhe pas kësaj do të nisin stërvuitjet. Skuadrat do t’u drejtohen qendrave stërvitore me futbollistët që do të ndahen në grupe të vegjël, ndërkohë që qeveria britanike mendon për mesin e qershorit si datën e rifillimit të kampionatit
Në stërvitjet që do të nisin pasditen e së martës lojtarët do të duhet të ruajnë distancimin social dhe nuk do të lejohen kontaktet. Për këtë fazë të pagëzuar ‘Return to training’ u arrit një marrëveshje mes përfaqësuesve të futbollistëve, drejtuesve, mjekëve të klubit, ekspertëve të pavarur dhe qeverisë dhe pas kësaj erdhi edhe komunikimi zyrtar i Ligës Angleze.
Futbollistët, stafi teknik dhe i gjithë personeli I klubeve të ndryshëm do të kryejnë testet për coronavirus 2 herë në javë. Për t’u kthyer në stërvitje, cdo futbollist duhet të firmosë një dokument se pranon politikat e klubit për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ndërsa klubet do të duhet të marrin një ekspert sanitar nga jashtë që do të duhet të monitorojë nëse normative zbatohet me korrektësi.
Sfidanti.al