Chelsea, Hudson-Odoi arrestohet e lirohet, por modelja e akuzon për përdhunim

Tjetër skandal në futbollin anglez. Talenti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi u arrestua në mesnatën e së shtunës pas një takimi me një modele të njohur online. Sipas të përditshmes ‘Telegraph’, futbollisti e kishte ftuar vajzën në shtëpi, pavarësisht faktit se në Angli është ende në fuqi rregulli i karantinimit, për t’u vënë në pranga gjatë natës nga policia e cila mbërriti në apartamentin e futbollistit pas telefonatës së modeles

Policia e Londrës  tregon se mori telefonatën për një incident, ndërkohë që në vendngjarje shkoi edhe ambulance që mori vajzën me vete. Mediat angleze theksojnë se futbollisti pasi e njohu modelen në internet e ftoi atë në banesën e tij duke i kërkuar të vishte të brendshme sensuale.

‘Policia dhe shërbimi i ambulancës së Londrës morën telefonatë në orën 03:53 të së dielës në 17 maj nga një femër që tha se u ndje keq-tha një zëdhënës I forcave të rendit në kryeqytetin britanik-kur mbërriti shërbimi i urgjencës, vajza tha se u përdhunua dhe u dërgua në spital. Një person mashkull u arrestua me akuzën e përdhunimit, por u lirua pasi pagoi garancinë dhe do të duhet të paraqitet në gjykatë në mesin e qershorit’.

Ditën e diel, policia shkoi sërish në banesën e futbollistit për të vijuar hetimet, ndërkohë që Chelsea ende nuk ka dalë me një komunikatë për këtë cështje.

Sfidanti.al