Rrëfimet e Bendtner: Humba rreth 6 mln Euro duke luajtur poker

Jeta e Niklas Bendtner jashtë fushës së futbollit vazhdon të jetë temë diskutimi edhe tani që futbollisti prej kohësh nuk e ka një skuadër dhe që duket se është pranë tërheqjes përfundimtare. Gjatë një reality shoë, ish sulmuesi I Arsenalit dhe Juventusir tregoi një nga bëmat e tij të shumta.

‘Për shumë kohë kam luajtur poker-tregon Bendtner-sa para humba? Vështirë  ta përcaktosh, por do të thoja rreth 6 milionë Euro. Nuk di të thoja se kam pasur probleme me kumarin, kam qenë gjithnjë në gjendje që ta jkontrolloj. Gjithsesi një mbrëmje në Londër, gjërat dolën jashtë kontrollit dhe mund të kishin përfunduar shumë keq’.

Karriera e Bendtner është shoqëruar gjithnjë nga episode kontroverse si zënka me shokët e skuadrës, gjoba për drejtim makine në gjendje të dehur. Në vitin 2018 danezi u dënua me 50 ditë burg për agresion ndaj një taksisti të cilit I theu nofullën.

Por të paktën problemet me pokerin duket se tani janë vetëm një kujtim I shëmtuar për të.

‘Pas asaj që ndodhi në Londër, kam luajtur vetëm me shuma të vogla-shpjegon Bendtnner-mblidheshim me disa miq për të luajtur me rreth 12 Paund secili’.

Sfidanti.al