Plani i UEFA për të përfunduar sezonin 2019/2020 është i qartë dhe këtë e thotë me bindje të plotë edhe presidenti Alexander Ceferin në një intervistë për beIN Sports
‘Mendoj se shumica e kampionateve, të themi 80% e tyre, do ta përfundojnë sezonin-tha kreu i qeverisë së futbollit evropian-kush nuk do ta bëjë, një zgjedhje autonome kjo, do të duhet të na japë pozicionet për të përcaktuar pjesëmarrësite në kompeticionet e ardhshme të UEFA’.
Ceferin në intervistën e tij komentoi edhe zgjedhjen e bërë nga disa Liga për mbylljen përpara kohe të sezonit sic ishte rasti i Francës.
‘Ajo që ka shumë rëndësi për ne është të dimë renditjen përfundimtare për të plotësuar kuadrin e skuadrave të kualifikuara për në kompeticionet UEFA-vijoi Ceferin-personalisht mendoj se anulimi i shpejtë i sezonit nuk ishte zgjidhja ideale, gjërat mund të përmirësohen. Por nëse ky është vendimi i Qeverisë, cfarë mund të bëjnë klubet apo Ligat? Për mendimin tim, vendimi I qeverisë franceze ishte i parakohshëm, por është dicka që nuk ka të bëjë me UEFA’.
Ceferin e vijon teorinë e tij duke marrë si shembull Paris Saint Germainin dhe Lyonin.
‘Do të luajnë në Ligën e Kampioneve, por deri në gusht nuk do të zhvillojnë ndeshje-tha Ceferin-nuk e di nëse është e drejtë që lojtarët të rrinë të ndalur për një kohë kaq të gjatë për të zhvilluar më pas sfida të rëndësishme. Por e përsëris, nuk është një vendim I imi. Problemi është edhe për klubet e kampionateve të pezulluar që do të duhet të luajnë raundet kualifikues të Kupave pas një periudhe të gjatë inaktiviteti’
Ceferin konfirmoi gjithashtu zhvillimin e kompeticioneve evropiane
‘Do të përfundojë edhe sezoni në futbollin evropian-tha Ceferin-nëse gjithcka do të mbetet sic është, parashikojmë rikthimin në gusht. Për sezonin 2020/21, nuk duket se do të influencohet shumë,sidomos ai I kompeticioneve të UEFA’.
Në fund, Ceferin foli edhe për Fair Play Financiar. ‘Gjendemi përballë një situate ekonomike të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë-tha Ceferin-do të shohim si do ta përshtatim, por ende nuk është marrë një vendim. Situata e klubeve nuk është e lehtë’.
Sfidanti.al