Jo vetëm Formula 1, Ferrari sheh horizonte të reja

Ferrari duket se nuk është i fokusuar vetëm tek Botërori i Formula 1 duke e lënë të ardhmen te dy pilotë të rinj sic janë Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, në një të ardhme jo të largët, Kokëkuqja italiane mund ta shohë veten të impenjuar në kampionate të tjera larg Formula 1 dhe kyci mund të jetë pikërisht cështja e kufizimit të buxhetit.

Është vetë Mattia Binotto që  flet për mundësinë që Ferrari të zgjerojë horizontin me pjesëmarrjen në evente të specialiteteve të tjera dhe në mënyrë të vecantë në Indycar, kampionati i 500 Milje të Indianapolis që për këtë vit është shtyrë për në 23 gusht.

Bëhet fjalë për një reflektim që është I lidhur me kufizimin e buxhetit më Formula 1, i cili është i destinuar tëshkojë nga 175 në 145 milionë Dollarë. Në këtë pikë, mundësia për  të hedhur sytë nga eventet përtej Atlantikut në IndyCar Series, mban parasysh kalimin e menjëhershë në një teknologji hibride, dicka që është shtyrë nga 2021 në 2022 për të qenë në një linjë me prezantimin e modelit të telajos së re të realizuar nga Dallara dhe kjo mbetet pengesa kryesore.

Në fakt është e vështirë të mendosh që Ferrari të heqë dorë nga garimet me makinën e tij. Por interesat e përbashkëta mund të bëjnë që të krijohen hapësira për tratativa dhe punën për rregullat teknike sigurisht duke u vënë përballë edhe disponibilitetit të Ferrarit për t’u impenjuar edhe si kompani e furnizimit me motorë si Honda dhe Chevrolet

Nuk do të ishte hera e parë për Ferrarin që do të zbriste në pistën e Indianapolis. Në fakt kujtimet janë të largëta të kësaj ngjarje teksa mësohet pjesëmarrja e Ferrarit me makinën 375 F1 të 500 Milje të vitit 1952.

Sfidanti.al