Leipzig, mesazh për futbollistët: nëse dikush ka frikë, të marrë kohën që i duhet

Bundesliga është gati të rinisë, por mes futbollistëve vazhdon të mbizotërojë shqetësimi për shkak të coronavirusit. Ai që e konfirmoi këtë edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ishte Drejtori Sportiv i Leipzigut, Markus Krösche.

‘Nëse një futbollist ka dyshime e mbase edhe frikë, ne duhet ta respektojmë-tha  Krösche-ata që duan të kuptojnë më mirë këtë situatë ose nuk dëshiron të stërvitet të na drejtohet ne. Leipzig është gati t’u japë futbollistëve mundësinë për të mos u stërvitur ose për të fituar më shumë kohë përpara se të kthehet në fushën e lojës’.

Leipzig do të luajë në fundjavë kundër Freiburgut dhe Krösche theksoi se skuiadra është përgatitur si duhet si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë të sjelljes.

‘Kur erdhi momenti i fillimit të stërvitjeve me grupe, folëm me skuadrën-shtoi Krösche-lojtarëve u thamë se kjo ishte puna jonë, ajo që na bën të shkojmë përpara dhe se është e rëndësishme që cdokush të marrë përsipër përgjegjësinë për sjelljen e tij sidomos kundrejt  kolegëve të punës’.

Sfidanti.al