‘El Clasico’ dhe për rifillimin e La Liga, Ramos e do, Pique kërkon kohë

‘El Clasico’ mes Realit të Madridit dhe Barcelonës nuk ka fund dhe për këtë sezon ajo po zhvillohet jashtë fushës së lojës pikërisht në kohën e pandemisë coronavirus. Shkaku është rifillimi I kampionatit, për të cilin data e projektuar është 12 qershori. Dy emblema të dy gjigandëve spanjollë sic janë Sergio Ramos dhe Gerard Pique kanë mendime të kundërta përsa i përket rifillimit.

‘Mungon vetëm 1 muaj dhe do të rifillojmë pa luajtur miqësore. Nëse mund të them fjalën time dhe për të evituar dëmtimet edhe pak ditë më shumë të ndaluar nuk do të bënte dëm-u shprej Pique, ndërsa kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos tha: ‘Mezi po pres të kthehemi të luajmë’.

Por si për Pique ashtu edhe për Sergio Ramos, përfundimi i kampionatit është zgjidhja e duhur. Në klasifikim, Barcelona është në krye me 2 pikë më shumë se Reali i Madridit me katalanasit që do të shpalleshin kampionë virtualë në rast të një vendimi për mbylljen para kohe të kampionateve, një opsion të cilin Pique as nuk e con në mend.

‘Ka shumë interesa në lojë, Liga do të përfundojë sepse ka shumë në lojë-tha Pique-nuk më pëlqen të luaj pa publik, por mbyllja në këtë mënyrë e kampionatit, edhe pse jemi në krye të renditjes do të ishte dicka e shëmtuar’.

Ndërsa për Ramos, rifillimi i kampionatit është mundësia e Realit të Madridit për të fituar titullin në këtë fazë finale të sezonit.

‘Mezi po pres të rikthehem në fushat e lojës-tha Ramos-shpresojmë që Liga të kthehet në normalitet. Duhet të jemi të disiplinuar në mënyrë të tillë që të mund të eliminojmë këtë virus. E di mirë kalendarin e të dy skuadrave. Të bësh parashikim është një guxim. Objektivi është që të shpallemi kampionë’.

Sfidant.al