Legjenda Kasparov: Nga virusi, shpresoj qe të kuptohet sa sipërfaqësore është etja për para!

Në kohët e tij ka qenë shahisti numër 1 i botës, dhe e mbajti kurorën shumë gjatë. Ka shumë rekorde në shah Garri Kasparov, ish-kampioni nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa sot ai cilësohet si një mendje e urtë që mund të japë këshilla të zgjuara. Qytetari i sotëm nga Kroacia dha një intervistë për edicionin e së dielës së gazetës gjermane “Bild” (“Bildi i së dielës” – Bild am Sonntag), dhe u pyet edhe për ndikimin e koronavirusit tek sporti.

“Natyra njerëzore nuk ndryshon plotësisht, – u shpreh Kasparovi, – por, mund të përshtatet. Unë mendoj se manjakëria për të fituara para në botën e sportit, apo në të gjithë botën, të shihet si sipërfaqësore, madje edhe imorale. Sidomos, në lidhje me këtë krizë, që ka të bëjë me jetën dhe vdekjen. Mos më keqkuptoni, nuk është se nuk kam besim te kapitalizmi, dhe që synimi për të fituar para dhe për të pasur konkurrencë të lirë do të sjellë të mira. Në BRSS kam pasur alternativë më të keqe, por paraja në vetvete mund të përfaqësojë një vlerë negative”. Përsa i përket shahut, Kasparovi thotë se ky sport e kalon më mirë se të tjerët, pasi mund të luhet shumë mirë në distancë, madje mund të quhet sporti tipik elektronik.

Sfidanti.al