Pep Guardiola duket tejet i lumtur që do të ketë tre sulmues për pjesën e mbetur të sezonit.
Kelechi Iheanacho, Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus, do t’ia bëjnë punën më të vështirë Pep Guardiolës në vitin 2017.
Ish trajneri i Barcelonës ka lavdëruar dy sulmuesit aktual të Mancester Sitit, teksa shtoi se braziliani Gabriel do të rritë edhe më shumë konkurrencën në klub.
“Iheanacho është fantastik dhe luan mirë sa herë që i jepet raste. Aguero është rikthyer derisa Gabriel shumë shpejtë do të jetë me ne. Kam tre sulmues fantastik, është e mrekullueshme për pjesën tjetër të sezonit”, tha ai