Juventus, më në fund Dybala shërohet nga coronavirusi

Më në fund! Tani është zyrtare;Paulo Dybala është shëruar. Klubi bardhezi nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se sulmuesi argjentinas kreu kontrollin e dyfishtë për Covid-19 sipas protokollit me teste diagnostikuese(tampon) nga ku rezultoi negative. Që do të thotë se Dybala tashmë është i shëruar dhe se nuk do të jetë më i detyruar të qëndrojë në izolim.

Është ky një lajm i mrekullueshëm për argjentinasin i cili u diagnostikua me coronavirus në 21 mars, megjithatë prej disa javësh gjendja e Dybalës ishte shumë e mirë. Në të njëjtën kohë me Juventusin, vetë Dybala shprehu lumturinë e tij për këtë rezultat nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

‘Fytyra ime tregon gjithcka; më në fund i shëruar nga Covid-19’-shkruante Dybala në një postim të tij në Instagram.

Sfidanti.al