Florentino Perez, Mbape do të ishte “galaktiku” i 10-të tek Reali!

Ishte ai që “farkëtoi” fjalën e famshme, madje edhe shprehjen “Zidanë dhe Pavonë”, duke simbolizuar yjet më të mëdhenj të botës, dhe prodhimet e Akademisë. Dështoi në presidencën e parë, por mori frytët në të dytën dhe Florentino Perez beson se ekspertiza e tij për galaktikët do ta ndihmojë për Kilian Mbape. Edhe pse “L’Ekip” shkruan se “e ardhmja e Mbapesë është në Paris”, sërish Perezi shpreson për ta marrë, në mos tani, të paktën në 2021.

Deri tani, presidenti madrilen ka marrë 9 galaktikë, me mesatare 72 milionë euro secilin, dhe me moshë mesatare 25 vjeç. Mbape, me gjasë do të jetë më i riut (22 vjeç vitin e ardhshëm) dhe më i shtrenjti, pasi padyshim që do të kushtojë mbi 200 milionë euro, pse jo 250. Perezi mori galaktikun e parë në 2000, Figon për 60 milionë euro. Pastaj Zidanin për 72 milionë, Ronaldon për 45 milionë, Bekamin për 25 milionë, Kakanë për 67 milionë euro, Kristiano Ronaldon për 94 milionë, Garet Bejlin për 101 milionë euro (rekordi i kohës në futboll), Hames Rodrigezin për 80 dhe Eden Hazarin për 100 milionë euro. Pritet Mbapeja.

Sfidanti.al