Testime, gjurmime me celular e kamera, Koreja lë pas Europën, nis futbollin!

Do të luhet të premten ndeshja e parë e sezonit, që duhej ta kishte pasur startin në 29 shkurt. Koreja e Jugut do të fillojë kampionatin e futbollit, duke “ia marrë në kthesë” vendeve europiane, të cilat ende dridhen kur thuhet fjala “rifillim”. Shteti i zhvilluar i Lindjes së Largme përdori një strategji të ndryshme nga shumica e vendeve të Europës, më shumë me kontrolle e testime, sepsa me izolime dhe masa shtrënguese, edhe pse ndodhet shumë pranë Kinës.

Testimet ishin nga 12 000 mesatarisht në ditë, ndërsa kishte ditë me 20 000 dhe autoritetet deklaruan se deri në mes të marsit ishin vizituar 270 000 njerëz. Koreanojugorët e zbatuan thirrjen e OBSH-së, “testoni, testoni testoni”, disa javë para se ajo të bëhej. Po ashtu, u përdor teknologjia e lëvizshme (mobajl) telefonike për të gjurmuar njerëzit me simptoma, si dhe kamerat e sigurisë. Kjo ndihmoi Qendrën Koreanojugore për Ndalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve. Parimi ishte “gjurmë, testo dhe trajto”. Kampionati nis këtë të premte, padyshim nën masa të forta sigurie, por vetë nisja është një sukses, ndërsa Franca e anuloi ligën e saj krenare, ndërsa Italia, Anglia, Gjermania e Spanja po torturohen për të rifilluar.

Sfidanti.al