Pasi dy futbollistë i dolën pozitivë dhe pas tronditjes së madhe, skuadra e Bundesligës ka vepruar shpejt. Drejtuesit e Këlnit kanë arritur të gjejnë një vend për karantinën e njerëzve të tyre, dhe siç raporton tabloidi “Bild”, bëhet fjalë për një shkollë sportive pranë kompleksit stërvitor. Lojtarët e skuadrës me simbolin e dhisë nuk është se kanë ndonjë dëshirë për t’u kthyer në stërvitje apo në ndeshje, por seancat duket se do të vazhdojnë, ndërsa më pas këtë muaj do të rifillojë edhe Bundesliga. Sidoqoftë, ministri i brendshëm gjerman, Horst Zehofer, ka propozuar se nëse dalin lojtarë me koronavirusi, skuadra së cilës i përkasin duhet të hyjë në karantinë, diçka që do ta rrezikojë kampionatin gjerman. Diçka e tillë nuk parashikohet në planin e Ligës së Futbollit, por qeveria mund ta bëjë të detyrueshme.
Sfidanti.al