Tragjedia kishte ndodhur disa ditë më parë. Ishte 25 prilli i vitit 2012 kur Reali i Madridit i drejtuar nga Zhoze Murinjo, doli jashtë Championsit pas gjuajtjes së penalltive ndaj Bajernit në “Santiago Bernabeu”. Trajneri portugez, që fitoi titullin ndoshta më të bukur të karrierës me “merengesit”, e mbylli atë mbrëmje duke qarë në autobus, i bindur se do të kishte qenë i vështirë të përsëritej ai sezon.
Pikërisht si 8 vjet sot, në 2 maj 2012, Madridi u shpall kampion pas ndeshjes së luajtur në stadiumin e Atletikut të Bilbaos. Reali i Murinjos mblodhi 100 pikë, një rekord i La Ligës që u barazua një vit më vonë nga Barcelona e Vilanovës. Reali shënoi 121 gola, që mbetet ende rekord i La Ligës, me diferencë +89. Të gjitha këto ndaj një Barcelone të jashtëzakonshme të drejtuar nga Pep Guardiola. Ishte sezoni në të cilin Lionel Mesi shënoi 50 gola në kampionat, duke qenë rekordmeni i të gjitha ligave të mëdha europiane, atëherë dhe sot. Ishte sezoni kur Kristiano Ronaldo arriti në 46 gola, një rekord që nuk mund të arrihet me dy lojtarë që shënojnë së bashku 96 herë.
Sfidanti.al