Barcelona, Rakitic shokon: Dua të luaj, gati të marr përsipër riskun për virusin

Ndërsa qeveritë, Ligat. Federatat e shumë vendeve  po diskutojnë nëse, si dhe kur do të nisin kampionatet, ka futbollistë që shtyjnë gjithnjë e më shumë për rikthimin në fushat e lohës. Është ky rasti i Ivan Rakitic, i cili ka shprehur vendosmërinë për të luajtur me cdo kusht e duke marrë përsipër edhe risqe

‘Jam gati të marr përsipër rrezikun e prekjes nga coronavirusi, por dua të kthehem të luaj-tha Rakitic pa u ardhur shumë rrotull fjalëve në një intervistë për të përditshmen spanjolle Marca-e them këtë i ndërgjegjshëm se rreziku do të jetë shumë i vogël, por edhe për solidaritet për tata që kanë luajtur me ne nga minuta e parë e që do të vazhdojne kështu edhe për shumë ditë të tjera’.

Por Rakitic shtoi se ndeshjet duhen zhvilluar me masat më ekstreme të sigurisë duke qenë se askush nga ne nuk do tëjetë 100% i sigurt, ashtu sikurse edhe cdo punonjës tjetër.

‘Mendoj se kemi detyrimin, duhet t’i kthejmë shoqërisë atë që kemi arritur gjatë këtyre viteve dhe nuk flas vetëm në aspektin financiar-vijoi Rakitic-duhet të argëtojmë sërish njerëzit, të mos flitet më vetëm për virusin. Këro ditë po lexoj për dëmet ekonomike, kalendaret, rëniet nga kategoria, por nuk lexoj asgjë për pasionin e njerëzve. Sigusrish shoh sa miliona persona punojnë rreth futbollit, taksat, vendet e punës, por nuk është vetëm kjo. Duhet të argëtojmë sërish njerëzit me futboll duke ofruar kurajon dhe forcën tonë, duke ofruar mbështetje për të gjithë punëtorët që e treguan këtë forcë’.

Rakitic foli edhe për vendimin e marrë nga Franca për të mbyllur kampionatin.

‘Mendoj se nuk ekziston një recetë e vetme-vijoi Rakitic-cdo vend vepron sipas situatës së tij dhe jam i sigurt se nuk ekziston recetë e drejtë apo e gabuar, ashtu sic jam i sigurt  se cdo kampionat do të marrë vendimin më të mirë’.

Sfidanti.al