Një dashuri e pathyeshme, Pochettino: Para se të vdes, dua të jem sërish trajner i Tottenham.

Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Tottenhamit, por argjentinasi  duket se është ende i dashuruar pas klubit londinez ku ëndërron që të kthehet në rolin e trajnerit,për të fituar trofe. Pochettino u rrëfye në një intervistë për BT Sports ku tregoi edhe këtë dëshirë të tij

‘Nuk e di se kur do të ndodhë, pas 5 apo 10 vjetësh, por përpara se të vdes dua të bëhem sërish trajneri i Tottenhamit-tha Pochettino në intervistën e tij-do të doja të fitoja sikur edhe vetëm një titull, sepse dua të kuptoj se cfarë do të thotë të fitosh dicka me Tottenhamin’

Argjentinasi nuk i harroi tifozët e Hotspurs ndaj të cilëve ndjente një detyrim të madh

‘Tifozeria është e shkëlqyer, me deshën pa kushte që nga dita e parë-vijoi Pochettino-do të doja t’ua ktheja nderin dhe t’ua shpërbleja për atë që më dhanë me një trofe, pasi padyshim që e meritojnë’.

Tottenhami iu afrua shumë fitores së Premier League dhe Ligës së Kampioneve dhe ëndrra e Pochettinos është mbyllja e ciklit të paktën me një trofe.

‘Ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm me këtë klub, që perfundoi jo ashtu sic dëshironim-tha Pochettino-por brenda meje unë e di që një ditë rrugët tona do të kryqëzohen përsëri. Që nga dita e parë e larfgimit tim, e kisha ëndërr që të kthehesha për të cuar deri në fund atë që nuk mundëm dot ta përfundonim. Iu afruam shumë si Premier Leagues dhe Champions League dhe u frenuam në momentin më të bukur dhe sigurisht që do të doja të merrja revansh. Duhet të shoh përpara dhe të mendoj për projektin e ardhshëm, por brenda meje e kam ditur dëshirën për t’u kthyer një ditë te Tottenhami, që është një klub special, ashtu sikurse edhe tifozët e tij’.

Sfidanti.al