Që ditët e para të stërvitjes në Zebener Shtrase, Manuel Nojer e habiti stafin teknik të Bajernit sepse ishte maksimalisht i përgatitur. Natyrisht, kapiteni donte t’i tregonte drejtuesve se ai meritonte një kontratë “me pesë yje”, por prapa kësaj forme të shkëlqyer të tij, fshihej edhe diçka tjetër. Nojeri, duke përfituar nga hapësira e madhe e shtëpisë së tij, me fushë të gjerë rreth e rrotull, kishte krijuar një portë me përmasa të rregullta, dhe aty stërvitej çdo ditë me trajnerin e portierëve, Toni Tapaloviç. Një pamje e shkëlqyer e Liqenit Tegernzee duket nga shtëpia e gardianit bavarez, i cili është e qartë se e ka kaluar mirë karantinën. Bajerni u bë ditë që është duke u stërvitur si ekip, edhe pse me kufizime dhe distancë. Gjithsesi, e përditshmja “Bild” shkruan se bavarezët këto ditë kanë pushim deri të martën, de Nojeri do të jetë kthyer sërish tek fusha dhe porta tek kopshti i shtëpisë së tij.
Sfidanti.al