Lotito tregon miliardat e taksave, por në Itali duan sportin për të gjithë!

Debatet janë të mëdha, aq sa futbolli është vënë në siklet. Drejtuesit e klubeve duan me patjetër të rifillojnë aktivitetin, pasi llogaritë janë llogari dhe nuk dihet nëse do të justifikohen me pandeminë. Jo më kot, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, theksoi se “është e domosdoshme të rifillojmë, pasi futbolli i paguan shtetit italian 1.2 miliardë euro taksa”. Dakord, e vërtetë dhe është biznes që punëson shumë njerëz, por është dikush që thekson diçka tjetër. Ky është Vito Kocoli (Cozzoli), presidenti i Federatës së Sporti dhe Shëndeti”, duke folur për mikrofonin e Radios Sportive.

“Kur të rifillojë sporti profesionit do të thotë se do të jemi çliruar qoftë edhe pjesërisht nga koronavirusi, – thotë ai, – por, duhet të jenë të gjithë kushtet e duhura. Unë them që duhet të rifillojë më parë sporti për të gjithë, sporti i bazës. Urimi im është që në 4 maj, amatorët të dalin nëpër parqe e të vrapojnë siç duam ta bëjmë të gjithë”.

Sfidanti.al