La Liga, hipotezë për kryerjen e testeve te futbollistët nga 28 prilli

Futbollistët në kampionatin spanjoll mund t’iu nënshtrohen testeve me skaner për coronavirus duke nisur nga 28 prill në kuadër të një rifillimi të mundshëm të stërvitjeve dhe kompeticioneve. Sipas një burimi të brendshëm  dhe të besueshëm në La Liga, futbolli iberik po punon me shërbimet mjekësore për të nisur këto teste pikërisht javën e ardhshme.

Këto teste do të bëjnë një panoramë të situatës aktuale në futbollin spanjoll në kuadër të dëshirës së La Ligës për rikthimin e skuadrave në stërvitje në sigurinë maksimale për futbollistët. Rafael Ramos, presidenti i Sindikatës Spanjolle të Mjekëve të Klubeve të Futbollit tha për Radio Cope se ideja është të testet të kryehn në 28 dhe 29 prill.

Futbolli spanjoll është ndalur që nga 12 marsi, por shpresa për zhvillimin e të gjitha 11 ndeshjet e mbetura në kampionat është e madhe. Sipas medias spanjolle, parashikohet që rikthimi i skuadrave në stërvitje të jetë në 4 maj, për një rifillim të mundshëm të La Ligës në fund të majit ose në fillim të qershorit

‘Po marrim në konsideratë disa skenarë për rifillimin nga 28-29 maji, te 6-7 qershor ose nga 28 qershori-tha presidenti i Ligës Spanjolle, Javier Tebas. Megjithatë në këtë moment gjithcka është mbetur pezull teksa të gjithë janë në pritje të vendimit të autoriteteve shëndetësore.

Sfidanti.al