Ashtu sikurse edhe në vende të tjera, edhe në Spanjë nuk është fiksuar ende asnjë datë për rifillimin e evenimenteve, por te Barcelona e kanë përpiluar një protokoll që do ta zbatojnë në momentin kur qeveria spanjolle të japë miratimin e saj. Sipas të përditshmes spanjolle AS, futbollistët e skuadrës katalanase do t’iu nënshtrohen 5 tipe kontrollesh. Do të niset me një bisedë personale dhe më pas ata do të kryejnë një sërë testesh metabolikë për coronavirusin. Dy hapata e fundit për të marrë OK për rifillimin janë testet e vrapimit me sprint dhe ato të rezistencës.
Messi e të tjerët do të vijnë në ditën e parë të stërvitjes në mënyrë individuale dhe do të qëndrojnë në strukturat e klubit, sipas një program të paracaktuar dhe që do ta marrin nga delegate pak ditë para. Kontakti I parë me futbollistin është një bisedë personale me te ku do të jenë të pranishëm një anëtar I stafit mjekësor dhe përgatitësi fizik.
Pas bisedës, për cdo futbollist do të verifikohet gjendja fizike dhe indeksi I yndyrës në trup do të jetë I pari që do të vlerësohet për efektet e shkaktuara nga ndërprerja e aktivitetit. Do të ketë edhe një kontroll të metabolizmit AER dhe ANA, thelbësore për një test për coronavirus dhe antitrupa.
Këto tipe kontrollesh do të kryhen në mënyrë periodike dhe sistematikisht gjatë pjesës së mbetur të sezonit si për futbollistët ashtu edhe për pjesën tjetët të stafit të skuadrës. Pas këtyre 3 hapave, futbollistët do të bëjnë testin e vrapit në sprint dhe në fund do të bëjë edhe testin e rezistencës me anë të pinës dinamike dhe izometrike.
Sfidanti.al