Coronavirus, shtyhen ndalesat e qershorit në Diamond League në Atletikë

Coronavirusi vazhdon të shtyjë evenimente sportive. Këtë radhë fatin e patën dy ndalesa  të muajit qershor në Diamond League në Atletikë dhe bëhte fjalë për Meetingun e Eugene në SHBA e programuar të zhvillohet në 7 qershor dhe atë të Parisit në 13 qershor duke detyruar drejtuesit e këtij kompeticioni të vijojë punën për përshtatjen e kalendarit.

Ashtu sikurse edhe në rastet e pezullimeve të mëparshme, vendimi u mor pas një konsultimi të bërë me të gjitha palët e interesuara dhe duke u bazuar te shqetësimet e shfaqura për sigurinë e atletëve dhe kufizimet në udhëtime që e bëjnë të pamundur organizimin e garave sipas parashikimit.

Datat e reja për evenimentet e pezulluara të Diamond League në atletikë do të përcaktohen menjëherë pas qetësimit të situatës globale nga emergjenca coronavirus  që do të lejojë përpilimin e një plani të besueshëm.

Sfidanti.al