Pagesa e lojtarëve të Euroleague do të shtyhet për në 15 gusht dhe sportistët do të përfitojnë 85% të pagës së tyre nëse turneu do të rifillojë dhe 80% të saj nëse ai do të anulohet për shkak të coronavirusuit. Kjo është marrëveshja e nënshkruar mes klubeve të EuroLeagues në basketboll për meshkuj dhe ELPA, shoqatës që kujdeset për interesat e lojtarëve.
Disa prej klubeve e kishin arritur akordin me lojtarët e tyre sic është rasti i Bayernit të Mynihut për një reduktim të pagës me 30% apo AX Milano, skuadër ku reduktimi i pagave u konvertua në një ndihmë prej 1 milionë Eurosh në ndihmë të spitaleve të Lombardisë.
Përsa kohë që evenimenti është i pezulluar, basketbollistët janë të autorizuar të kthehen në vendet e tyre. Komiteti Ekzekutiv i ECA në një videokonferencë që zhvilloi këtë të enjte bëri të ditur se brenda 24 majit do të marrë një vendim në lidhje me rifillimin e Euroleague dhe Eurocup duke konfirmuar se karantina do të zgjasë deri në 11 qershor dhe deri në 2 korrik janë programuar stërvitjet. Ndeshjet e Eurocup mendohet të zhvillohen në një qytet të vetme në 4-17 korrik, ndërsa në Euroleague që do të mbyllet sezoni I rregullt për të përcaktuar skuadrat pjesëmarrëse të Final Eight, ndeshjet do të luhen në 4-26 korrik.
Nëse sezoni të rinisë, kontratat e basketbollistëve në 30 qershor 2020 do të zgjaten në mënyrë automatike edhe për një muaj. Në fund anëtarët e Bordit vendosën në mënyrë unanime që kompeticionet do të rinisin vetëm nëse autoritetet shëndetësore publike dhe qeveritë lokale kompetente do ta lejojnë këtë dhe tani po bëhen vlerësime për gjetjen e një vendi që do të jetë në gjendje të organizojë të gjitha ndeshjet.
Sfidanti.al