Liga Portugeze, mendohet gjatja deri në mes të korrikut

Futbolli mund të kthehet në stadiumet portugeze në muajt qershor ose korrik për të zhvilluar 10 javët e fundit tyë kampionatit. Kjo është ajo që ka deklaruar kryeministri portugez. Antonio Costa gjatë një interviste për të përditshmen ‘Expresso’ ku shprehu optimizmin e tij për arritjen e këtij objektivi ndërkohë që nuk përjashtohet as kthimi I tifozëve edhe pse më një sërë kufizimesh

‘Për publikun ka disa zgjidhje; ndeshjet mund të jenë totalisht me dyer të mbyllura ose me vende të rezervuara të shpërndara në të gjithë stadium-tha Costa

Portugalia po përgatitet për rifillimin progresiv të aktiviteteve në vend duke nisur nga muaji maj. Deri këtë të diel, në Portugali janë regjistruar mbi 600 të vdekur dhe mbi 19 mijë të prekur nga coronavirusi

Sfidanti.al