Me shumë mundësi do të bashkohet me klubin katalanas, ndonëse nuk dihet sesi mund të ndodhë kjo njëkohësisht me Nejmarin. Gjithsesi, mediat spanjolle (madje edhe ato të Madridit) shkruajnë se Lautaro Martinez ka zgjedhur Barcelonën për të vazhduar karrierën, dhe sipas “Markës” edhe klubi i “Kamp Nout” e di këtë gjë. Shifra dihet, do të duhen 112 milionë euro, ose të paktën aq është klauzola e transferimit, po sesi do t’ia bëhet në këtë kohë krize, “një Zot e di”!
Çfarë pritet të ndodhë, ndërkaq, tek Interi, Reali apo Mançester Siti. Klubi milanez do të duhet të gjejë një zëvendësues për argjentinasin 22-vjeçar, dhe mediat shkruajnë se vëmendja është tek Timo Verneri i Lajpcigut. Ai do të kushtonte më pak se gjysma e parave të fituara nga Lautaro, por gara do të jetë me Liverpulin e të tjerë. Reali, ndërkaq, mendon për Erling Halandin (siç kemi njoftuar më parë), ndërsa Siti ndoshta do të presë edhe një vit. Guardiola beson edhe sezonin tjetër tek dyshja e sulmit Kun Aguero-Gabriel Zhezus.
Sfidanti.al