Klubet e Bundesliga 1 dhe 2 janë të gjitha ende në pritje të këstit të katërt dhe të fundit të të ardhurave nga të drejtat televizive për këtë sezon, që aktualisht është ndërprerë për shkak të coronavirusit, një këst që duhej të ishte derdhur në arkat e tyre në 10 prill.
Ajo që e zbulon këtë është revista Kicker që kujton se bëhet fjalë për rreth 300 milionë Euro dhe nëse kjo shifër nuk do të paguhet, një dyzinë klubesh , 4 nga të cilat të Bundesliga 1 do të rrezikonin shumë deri falimentimin
Një zëdhënës I Sky tha për agjencinë e lajmeve DPA se po zhvillohen bisedime me drejtuesit e Ligës Gjermane të Futbollit DFL për të gjetur zgjidhje konstruktive përsa I pëket pagesës së të drejtave televizive. Gjithnjë sipas Kicker duket se po shkohet drejt një akordi me mediat partnere për ppagesën që mund të realizohet në 2 maj.
Ndërkaq, skuadrat e Bundesligës kanë filluar të punojnë duke respektuar normat e sigurisë shëndetësore në prag të rifillimit të kampionatit, për të cilin do të vendoset javën e ardhshme.
Sfidanti.al