Premier League mbetet e bashkuar në dëshirën për të cuar deri në fund sezonin aktual futbollistik që është ndërprerë nga emergjenca coronavirus. Kjo është ajo që doli në fund të videokonferencës së zhvilluar mes përfaqësuesve të 20 klubeve të Divizionit të parë të futbiollit anglez. Vlen të theksohet se në këtë videokonferencë, ndryshe nga sa u tha një ditë në median britanike nuk u diskutua hipoteza për një mbyllje të sforcuar të kampionatit brenda fundit të muajit qershor duke marrë në konsideratë anulimin e javëve që mbeten
Aktualisht <Mbretëria e Bashkuar është në periudhë izolimi që I është zgjatur edhe me 3 javë dhe videokonferenca e klubeve të Premier League u përqendrua te hipotezat e ndryshme për rifillimin e kampionatit që me shumë mundësi nuk do të ndodhë përpara muajit qershor me ndeshje që do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Sfidanti.al