Kingsley Coman ditën e enjte u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës për planin e kthimit në aktivitet që Bayerni e nisi në 6 prill pas dy javësh kufizimi total dhe një stërvitjeje telematike. Por francezi bëri një gabim teksa nuk respektoi kontratën më një prej sponsorëve të Bayernit, AUDI pasi shkoi në stërvitje me një makinë McLaren 720 S të bardhë dhe jo me AUDI dhe kjo bëri që drejtuesit e klubit bavarez ta gjobisin.
Sipas kontratës, lojtarët e Bayernit janë të detyruar që të shkojnë në ambientet e klubit me makinat AUDI. Coman që do të marrë një gjobë të majmë foli për median gjermane duke kërkuar ndjesë për veprimin e tij.
‘Dua t’I kërkoj ndjesë klubit dhe AUDI pasi nuk shkova në stërvitje me makinën e duhur-tha Coman për të përditshmen ‘Bild’-Audi im kishte një pasqyrë të dëmtuar. Megjithatë ishte një gabim nga ana ime’
Sipas ‘Bild’, Coman nuk është lojtari I parë që e ka thyer këtë normë dhe që detyrohet të paguajë gjobë. Më parë një veprim të tillë e kishin bërë Jerome Boateng dhe Philippe Coutinho që ndërraun makinat e tyre AUDI me një Mercedes dhe Nicklas Sule që shkoi në amnbientet e klubit me Ferrari.
Sfidanti.al