Liga Spanjolle ka propozuar një zgjidhje për skuadrat që kualifikohen në Ligën e Kampionaeve nëse kampionatet do të ndërpriten përfundimisht për shkak të coronavirusit. Nëse kjo do të ndodhë, ekipet spanjolle që do të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube janë Barcelona, Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad, duke lënë jashtë një skuadër si Atletico Madrid që do të vendosej në vështirësi financiare.
Në këtë pikë te ‘Los Colchoneros’ ka nisur menjëherë puna për të gjetur mundësinë nëpërmjet Federatës Spanjolle për të marrë një ftesë nga UEFA në Ligën e Kampioneve për sezonin 2020/21.
Duket si një ide e cmendur, por ka një precedent tek I cili mund të bazohet Atletico. Në vitin 2006, Liverpool fituesi I Ligës së Kampioneve nuk u kualifikua për në këtë kompeticion nga kampionati dhe e sigruoi pjesëmarrjen falë ndërhyrjes së drejtuesve të Premier League.
Duke parë se Atletico Madrid këtë vit eliminiuar kampionët e Liverpoolit për t’u bërë skuadra e parë spanjolle që kalon në cerekfinale, shpreson që të bëjnë të pranueshme arsyet e tij për të marrë ftesën e UEFA.
Nëse Atletico do të mbetet jashtë Champions League, dëmi do të ishte I madh; si për faktin se Atletico ka mundur gjithnjë të sigurojë 70 milionë Euro në sezon nga Liga e Kampioneve ashtu edhe për faktin tjetër se klubi madrilène ka investuar shume dhe nuk do të mund të fitojë të drejtën për të hyrë në Ligën e Kampioneve nga faktorë të jashtëm.
Sfidanti.al