Nadal pesimist: Do të duhet shumë kohë për t’u kthyer në fushë

Roland Garros u shty për në 20 shtator, Wimbledoni u anulua përfundimisht, ndërsa fati I US Open nuk dihet ende. Por Rafael Nadal ka frikë se kjo ‘thatësire’ e turneve të tenisit do të zgjasë akoma për shkak të pandemisë coronavirus.

‘Tenisi është një sport ndryshe nga të tjerët, udhëtohet cdo javë nga një shtet në tjetrin-tha Nadal në një intervistë për Onda Cero-duhet të jemi të përgjegjshëm. Më duket e vështirë kthimi në fushat e lojës në një kohë të shkurtër apo të mesme. Në fillim duhet të kalojmë këtë tragjedi, më pas, nëse do të kthehemi të luajmë qoftë edhe me dyer të mbyllura, do të jem I lumtur ta bëj’,

Sfidanti.al