Ndërsa në Itali vijojnë polemikat nëse dhe si do të rifillojë kampionati I Serie A, në Spanjë, një prej vendeve më të goditura nga coronavirusi, kanë shkuar përpara. Federata Spanjolle e Futbollit duket se e ka gjetur zgjidhjen e cështjes së skuadrave që do të kualifikohen për në Ligën e Kampioneve nëse sezoni do të mbyllet përfundimisht.
Në kampionatin spanjoll do te merret në konsideratë klasifikimi I fundit ku të gjitha skuadrat me numër të barabartë ndeshjesh të zhvilluara. Sigurisht vfjalën e fundit do ta ketë UEFA, por kjo është rruga që Federata Spanjolle ka ndërmend të përshkojë. Kjo do të thotë se nëse La Liga do të mbyllet përfundimisht dhe nëse ky kriter do të pranohet nga organizmi më I lartë I futbollit evropian, në Ligën e Kampioneve do të jenë Barcelona, Real Madrid, Sevilla e Real Sociedad, ndërsa Getafe e Atletico Madrid do të luajnë në Europa League.
Sfidanti.al