Dëgjoni fjalët e tij dhe më pas do të zbulojmë emrin e tij: “Futbolli duhet që të jetë i fundit që të kërkojë para nga qeveria. Duhet të jetë i fundit, pasi nëse kërkon futbolli i pari, çdo të thonë zejtarët, blektorët dhe bujqit…” Dhe më e bukura ky që flet është president i një klubi futbolli, nga ata që nuk ka frikë të thotë atë që mendon, madje atë që dhemb më shumë në shpirtin e futbollit. Cili është ky trim, mund të thoni? Është Sinan Idrizi i Flamurtarit, për të cilin thuhet se është kundër rrymës , dhe kjo është e vërtetë, nëse kjo “rrymë” vjen nga lumi që buron nga maja e zyrave të futbollit.
Kur mendon se Flamurtarin e kanë dënuar edhe për një parrullë pikante në stadium, ku pulat kakarisën pa lejen e “gjelave” të FSHF-së, imagjonini se çfarë dënimi virtual i bëjnë Flamurtarit, edhe në këto momente Pandemie, kur Sinan Idrizi shpon më tellë : “ I dini ju miniererat e Shqipërisë? Minatorët që rropaten nga mëngjesi në darkë nëpër galeritë e nëndheshme, çfarë do të thonin..” Në fakt, thonë se futbolli vuan nga amnezia, s’ka kujtesë, por ajo që e rëndon më shumë shëndetin moral është se futbolli është mësuar aq shumë me paratë, sa i do ato edhe kur nuk luhet me topin, por me jetën. Pasi dëgjon Sinanin e Flamurtarit, s’do të jenë të paktë ata që do të thonë me qesëndi “ Idrizi ka kohë që i ka futur në radhë për rrogat.. çunat e futbollit, pse habitet kur futbolli futet në radhë, (trukohet si i varfer) madje futet pa radhë, duke ia zënë vëndin edhe blektoreve, edhe minatorëve..”
Sfidanti.al