Në Francë vazhdon të mendohet për fillimin e kampionatit dhe ideja është që kjo të ndodhë në 3 ose 17 qershor, në varësi të ecurisë së epidemisë coronavirus që deri tani ka shkaktuar mbi 15 mijë viktima. Po siguria nuk është e madhe në lidhje me këtë cështje dhe do të jetë qeveria ajio që do të japë OK për rinisjen e kampionartit që gjithsesi do të jetë me dyer të mbyllura.
Ndërkaq, Paris Saint Germaini po përgatitet që të rikthejë në Francë Neymar, Silvan , Cavanin e Navas që janë kthyer në vendlindjet e tyre në Amerikën Latine, një process që duket se nuk do të sjellë probleme të mëdha pavarësisht mbylljes së kufijve me vendet që nuk janë në Bashkimin e Evropian, pasi sipas autoriteteve lojtarëve u mjafton të vërtetojnë se kanë rezidenceë në Francë ose leje qëndrimi të vlefshme.
Liga Franceze po punon për 2 data të rifillimit të kampionatit për të mbyllur sezonin brenda 25 korrikut dhe për fillimin e atij pasardhës në 23 gusht. Por mbeten pikëpyetjet në lidhjet me modalitetet teknike për të garantuar sigurinë shëndetësore të lojtarëve, stafit dhe personelit. Le Parisien që citon burime federale flet për teste, grumbullime të tilla që të mund të evitohet përhapja e coronavirusit nga jashtë dhe në fund ndeshje me dyer të mbyllura që gjithsesi do të kërkojë impenjimin e dhjetëra personave për të administruar impiantet, transmetimet televizive dhe sigurinë duke qenë se parashikohet edhe përfshirja e forcave të policisë grumbullimet e tifozëve rreth stadiumeve edhe pse Shoqata kombëtare e tifozëve ultra është shprehur kundër rifillimit të Ligue 1 pa u krijuar kushtet e pranueshme shëndetësore.
Sfidanti.al